Flash News

KRYESORE

Agron Tufa sulmon kreun e SPAK: Ish Sigurimi komunist i diktaturës rilindi plotësisht

Pas emërimit të kreut të ri të SPAK, Arben Krajës, ka reaguar ashpër shkrimtari Agron Tufa.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Tufa shkruan se ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen, dhe këtë e konfirmon, sipas shkrimtarit, zgjedhja në krye të SPAK e Krajës.

Tufa thotë se prokurori  Kraja ka qenë hetues në komunizëm.

 “Ish Sigurimi komunist i Diktatirës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në kryevtë SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa.

Të fundit