Flash News

KRYESORE

“Agron Xhafaj ishte personalisht në prokurori, paditi 3 demokratët dhe u largua i qetë”

“Agron Xhafaj ishte personalisht në prokurori, paditi 3

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me procedurat që ka ndjekur Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, kur ka shkuar në prokurori për të paditur deputetët Ervin Salianji e Enkelejd Alibeaj dhe ekspertin e drejtësisë pranë PD-së, Gazment Bardhi.

Lala sqaroi se Argon Xhafaj shoqërohej nga avokati Ardian Visha dhe ka regjistruar edhe zërin dhe më pas është larguar qetësisht nga prokuroria, pavarësisht se rezulton i dënuar Itali më 7 vite burg për trafikimin e lëndëve narkotike.

”Ajo se çfarë mund të konfirmoj gjatë ditës së djeshme është se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës, aty ku prokuroria ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar një natë më herët nga përfaqësuesi ligjor i Agron Xhafajt, Ardian Visha. Agron Xhafaj është paraqitur personalisht përballë prokurorit, duke kërkuar që të identifikohen personat përgjegjës për këtë audio-përgjim të publikuar nga opozita disa ditë më parë. Në momentet e para, Xhafaj ka dhënë disa shpjegime si person i dëmtuar dhe kallëzues, por pas këtij shpjegimi të detajuar nuk ka qenë i pranishëm avokati mbrojtës. Prokurori i ka kërkuar kohë të thërriste një ekspert të fushës dhe më pas ka lënë edhe kampionët e zërit të tij”, u shpreh Lala në "Opinion"

Të fundit