Flash News

KRYESORE

“Agron Xhafaj po drejton grupin kriminal me bazë në Vlorë”, akuzat e forta të PD-së

“Agron Xhafaj po drejton grupin kriminal me bazë në

Teksa publikoi audio-përgjimin e vëllait të Agron Xhafajt në Vlorë, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se Agron Xhafaj tashmë është i lirë dhe po drejton një grup kriminal në Vlorë.

“Fatmir Xhafaj siguron nga posti i tij, që i vëllai të mos bëjë asnjë ditë burg nga dënimi, por vazhdon të jetojë me paratë e drogës. Dje e pyetëm ministri e Brendshëm ‘A e vazhdon Agron Xhafaj trafikun e drogës’, por kanë kaluar 24 orë dhe nuk ende nuk është përgjigjur. Ne i dimë arsyet pse nuk përgjigjet. Sepse Agron Xhafaj nuk bën jetesë normale siç deklaroi Ministri i Brendshëm, por drejton një grup kriminal me bazë në Vlorë”, – tha Salianji.

Salianji u shpreh se Agron Xhafaj është i paprekshëm në Shqipëri, pasi ministri i Brendshëm i garanton mbrojtjen.

Të fundit