Flash News

KRYESORE

Agron Xhafaj vjen në Tiranë, padinë ndaj tre demokratëve ia dorëzoi kryeprokurorit

I kërkuar nga drejtësia italiane, Agron Xhafaj, ndodhet aktualisht i lirë në rrugët e kryeqytetit shqiptar. Politiko.al ka siguruar faksimilen e kallëzimit penal që Xhafaj ka bërë ndaj tre demokratëve Enekelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, për audio-përgjimin e publikuar sot në selinë e Partisë Demokratike.

Geron (Agron) Xhafaj ka akuzuar tre zyrtarët e PD-së për kallëzim të rremë dhe kjo padi i është dorëzuar vetë kryeprokurorit të Tiranës, Dritan Rreshka.

Xhafaj pretendon se audio-përgjimi është i montuar.

Gjithsesi, kjo situatë rrezikon të komplikojë edhe më tej institucionet shqiptare në rast se Agron Xhafaj është paraqitur në Prokurori dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Xhafaj rezulton në kërkim në Itali për shkak se është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg për trafik droge, ndërkohë që tashmë në Shqipëri lëviz i lirë, madje hyn dhe del i pashqetësuar nga institucionet e drejtësisë.

 

Të fundit