Flash News

KRYESORE

Aguero “kapet” duke tymosur me një 18-vjeçare, mund të ketë probleme me klubin

Aguero “kapet” duke tymosur me një 18-vjeçare, mund

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, mund të ketë telashe me klubin e tij, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video, teksa ai tymos shisha me modelen 18-vjeçare Lola Magnin.

Edhe pse kjo nuk mund të konsiderohet një shkelje e rëndë, është diçka që në rangjet e larta të klubit nga “Etihad Stadium” mund të mos pëlqehet.

Futbollisti 30-vjeçar i Manchester City-it shihet qartë duke e thithur shisha në shoqërinë e bukuroshes 18-vjeçare.

Ka pasur spekulime se Aguero është në lidhje me Lolan, mirëpo 30-vjeçari i Machester City-t ka mohur gjithçka duke thënë se thjesht e njeh atë dhe vetëm kaq.

“Nuk jam në lidhje me askënd. E njoh atë, por kjo është e gjitha. E njoh dhe vetëm kaq”, ka thënë lojtari.

Të fundit