Flash News

KRYESORE

Ahmetaj i përgjigjet kërkesës së Veliajt për 30 mln euro: Nga dheu do t'i nxjerrim edhe nëse s'i kemi

Ahmetaj i përgjigjet kërkesës së Veliajt për 30 mln

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka reaguar pas kërkesës zyrtare dërguar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj atij, kryeministrit dhe Ministres Denaj në të cilën kërkonte sigurimin e 30 milion eurove për ndërtimin e teatrit të ri.

Në një intervistë për Neës 24, i pyetur se si do të mund të sigurohen ato para ndërsa vendio ndodhet në një situatë të vështirë për shkak koronavirusit Ministri për Rindërtimin dhe njëherazi ministri përgjegjës për situatën ekonomike ka deklaruar me bindje se “edhe nëse s’i kemi, nga dheu do t’i nxjerrë paratë qeveria për Teatrin e ri Kombëtar”.

“Teatri i ri do jetë obelisk i kulturës shqiptare dhe i ndërthurur me kulturën ndërkombëtare moderne. Siç shumë kujt nuk i ka ardhur mirë kur paratë i kemi nxjerrë nga dheu, do t’i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi. Bota financiare funksionon me kredi, me të ardhurat e veta, me financim”, deklaroi Ahmetaj referuar kërkesës së kryebashkiakut Veliaj.

Të fundit