Flash News

KRYESORE

Ahmetaj i tërheq vëmendjen Blerina Gjylametit: Nuk duhet ta bësh më këtë; deputetja: U keqkuptuam

Ahmetaj i tërheq vëmendjen Blerina Gjylametit: Nuk duhet ta bësh

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe deputetes së PS, Blerina Gjylameti.

Ndërsa janë prezantuar projektligjet e paketës fiskale, Ahmetaj nuk ka ndarë të njëjtat argumente me deputeten Gjylameti, sa i takon diskutimit për lehtësirat fiskale dhe zgjerimin e fashës së pagës.

Ahmetaj: Një sqarim , të ndalemi te momenti që prek dyshemenë nga 300-400 mijë lekë të vjetra i ke dhënë dhe vetes dhe mua lehtësi fiskale, dhe nuk duhet ta bësh këtë zonja Gjylameti, nuk duhet ta bësh.

Ajo fashë është në progresivitet me të gjithë nivelin e pagave. 300 mijë në këndvështrim tim personal, e keni të ekzagjeruar, por nuk është ky momenti. Po ua them edhe zyrtarisht, jam kundër të shikohet dyshemeja, pastaj parlamenti të vendosë si të dojë, është gabim fiskal.

Nëse doni, kush fiton më pak, 1.9 % sot. Kjo e rrëzon progresivitetin në themel, se është i ndërtuar në mënyrë të konsoliduar brenda përshkallëzimit.

Nuk mund ta bëjmë zero dividentin . Jam kundër zgjerimit të fashës.

Gjylameti: Besoj se ka një keqkuptim se si po shprehen palët.

Nëse kompania do që të ketë lehtësi fiskale nga 15 në 8, në propozojmë %0. Për të nxitur investimet në ekonomi.

Po flasim për lehtësirat fiskale, jam deputete dhe paga ime nuk është 30-40 mijë, hyn në fashat e larta. Të gjithë ata që kanë paga më të larta do të duhet të paguajnë më shumë. Tatimi të nis për paga mbi 40 mijë lekë.

Të fundit