Flash News

KRYESORE

Ahmetaj i tërheq vëmendjen ministres së re: Kur isha në vendin tënd i merrja leje kryetarit; Si iu përgjigj Anila Denaj

Ahmetaj i tërheq vëmendjen ministres së re: Kur isha në

Arben Ahmetaj nga sot ka marrë drejtimin e kreut të Komisionit të Ekonomisë pas shkarkimit si ministër i Financave dhe Ekonomisë, në vend të Erjon Braçes i cili u emërua së fundmi zv.kryeministër.

Ndërsa në komision po diskutohet akti normativ për buxhetin 2018, në mbledhje ndodhet e pranishme edhe ministrja e re e Financave, Anila Denaj, e cila u është përgjigjur pyetjeve të anëtarëve për komisionin.

Në një moment, ajo merr fjalën për t’ju përgjigjur Senida Mesit, ish-zv.kryeministre, por Ahmetaj ka ndërhyrë dhe i ka tërhequr vëmendjen.

Ahmetaj: Kur isha aty në vendin tënd merrja leje për fjalën dhe pyesja: kryetar mund të flas? Ai shikonte nga Tabaku dhe më jepte leje.

Denaj: E drejtë dhe është për tu mbajtur shënim

Të fundit