Flash News

KRYESORE

Ahmetaj interpelancë me biznesin e vogël nga ERTV, por pajisja 150 mijë euroshe ‘e lë në baltë’

Ahmetaj interpelancë me biznesin e vogël nga ERTV, por pajisja 150

Tashmë kryeministri Rama dhe ministrat e tij, përballjet me qytetarët i realizojnë në mënyrë virtuale. Këtë herë ishte ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ai i cili, në një lidhje ‘live’ në ERTV do të zhvillonte dialog me biznesin e vogël.

Mirëpo pajisja e re teknologjike, 150 mijë euroshe nuk funksionoi siç duhet.

“Besoj se po dëgjohemi apo humbëm komunikimin?”, iu drejtua Ahmetaj qytetarëve, ndërsa ata nuk reagonin. Ndonëse priti për disa sekonda, pasi nuk pati asnjë reagim nga qytetarët, lidhja u ndërpre.

Interpelanca në distancë e qeveritarëve, prej javësh është kthyer në mënyrën e re të komunikimit të politikanëve me qytetarët.

Të fundit