Flash News

KRYESORE

Ahmetaj jep lajmin e keq: Mbyllet ARMO, 1200 veta të papunë! (Por ja si mburrej më 2016 dhe sulmonte opozitën për rafinerinë)

Ahmetaj jep lajmin e keq: Mbyllet ARMO, 1200 veta të papunë! (Por ja

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka dhënë lajmin e keq se rafineria e naftës në Ballsh faktikisht është mbyllur tashmë dhe se 1200 punonjës kanë mbetur pa punë.

“Dëshiroj të ndaj me ju një informacion për diskutimin në qeveri për sa i përket punonjësve të rafinerisë së Ballshit dhe rafinerisë së Fierit. Është marrë angazhim nga qeveria që Zyra e Punës në Qarkun e Fierit dhe zyrat përkatëse në qytetet përkatëse, të jenë në ndihmë, në shërbim të punonjësve të dy rafinerive, për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë, në mënyrë që ata punonjës që sot janë pa punë në të dyja rafineritë, të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë. Ndërkohë, qeveria qëndron e angazhuar e vëmendshme deri në detaje, për të mbështetur çdo investitor serioz që do të vijë me një projekt serioz, për zhvillimin e biznesit në Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, apo një ofertë nga investitor serioz, për zhvillimin e një biznesplani në sektor, ku përshin vënien në punë të të dyja Rafinerive” tha sot ministri.

Ahmetaj kishte përdorur krejt tone të tjera më 2 shtator 2016, kur entuziast shprehej se ishte "një lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një premtim i mbajtur i qeverisë" rifillimin e punës në rafineri.

"Çdokush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës, sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar dhe që përfunduat gati -gati në skllevër të papunë për disa vite. Hapja e rafinerisë ka në vetvete disa lajme të mira, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për familjet tuaja dhe investitorët, të cilët dëshiroj t'i falenderoj që bënë të mundur rihapjen e rafinerisë dhe kthimin në punë të 1200 punëtorëve" – thoshte Ahmetaj asokohe.

Por sot, me një pamje dhe atmosferë krejt tjetër, ministri duket se i kishte harruar premtimet dhe fjalët e mbajtura të qeverisë, kur dha lajmin për mbylljen e rafinerive.

Të fundit