Flash News

KRYESORE

Ahmetaj kërkesë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit: Të zhvendosen kazinotë

Ahmetaj kërkesë Autoritetit të Mbikëqyrjes së

Përmes një shkrese zyrtare, Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që të fillojë punën për zhvendosjen e kazinove jashtë zonave të banuara.

Ligji për lojërat e fatit parashikon se të gjitha kazinotë elektronike duhet të zhvendosen jashtë qendrave të banuara brenda datës 31 dhjetor 2018, ndërsa pikat e basteve duhet të kenë një distancë minimale 100 metra nga institucionet fetare dhe shkollat. “Duke pasur në konsideratë sensibilitetin e këtij procesi dhe rëndësinë e zbatimit me sukses të tij, Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit të ndjekë e të mbikëqyrë me imtësi procesin, me qëllim respektimin me rigorozitet të kërkesave dhe afateve ligjore”, shkruan Ahmetaj. Përveç mbikëqyrjes, autoriteti do të jetë i detyruar që të raportojë çdo javë për numrin e subjekteve që zhvendosen.

Të fundit