Flash News

KRYESORE

Ahmetaj merr vendimin për bizneset: Tashmë do u njihet vetëm një bilanc

Ahmetaj merr vendimin për bizneset: Tashmë do u njihet vetëm

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj,  në kuadër të luftës ndaj informalitetit ka vendosur që bizneset e mëdha të mos paraqesin dy bilance, por një.

Ahmetaj shprehet se tani e tutje bizneseve do u njihet vetëm një balanc, pasi sipas tij deri tani kanë operuar me dy të tillë, një te tatimet dhe një në bankat tregtare për qëllime kredimarrje.

“Kompanitë e mëdha vazhdojnë të jenë ende me dy balance, një në tatime dhe një në bankat tregtare, për qëllime kredimarrje. Kompanive do tu njihet vetëm bilanci. Kryeministri Rama e ka artikuluar si masë këto ditë dhe ne po e avancojmë nga Banka e Shqipërisë në ditët në vijim. Dy aspekte që doja të theksoja. Ulja e nivelit të kredive me probleme, që u trajtua gjatë mandatit të parë. Grupi mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë hartoi strategji për reduktimin e kredive me probleme, një ndër masat ishte dhënia e kredive vetëm në bazë të deklaratave tatimore. Me qëllim frenimi i fenomenit të kredive të këqija, kemi avancuar këtë nismë. Në fokus të nismës është edhe biznesi i madh, duke bërë skanim të fenomeneve, sidomos të bilanceve fiktive. Kjo nisëm kundër informalitetit është në favor të përmirësimit të ekonomisë, ku përfiton sipërmarrja dhe qytetarët”, u shpreh Ahmetaj në deklaratën për median.

Të fundit