Flash News

KRYESORE

Ahmetaj tregon sektorin më të prekur prej pandemisë, sa shkon dëmi në shifra

Ahmetaj tregon sektorin më të prekur prej pandemisë, sa shkon

Ministri Arben Ahmetaj, duke folur për dëmin ekonomik në Shqipëri prej pandemsië tha se në shifra ky dëm llogaritet më shumë se 1 miliardë dollarë. Ahmetaj, ndërsa pohoi që sektori më i prekur do të jetë ai i prodhimit.

“Dëmi ekonomik këtë vit mund të shkojë përreth minus 5 përqind. Nëse do e transmetoja në shifra të prodhimit të brendshëm bruto, gati 1 miliardë dollarë brenda vitit. Unë mendoj që do të jetë pak më e lartë, do të shkojë tek 8 përqind dhe do të kalojë 1.3 miliardë dollarë dhe si dëm do të transferohet tek ndërmarrjet. Pra kemi prodhimin. Kjo është ndryshe si krizë nga ajo e vitit 2008, është krizë e sektorit real të krijuar nga frika e pandemisë”.

Ahmetaj tha se vendi gradualisht do të vijojë hapjen, por shtoi se hapja kushëzohet edhe nga mënyra se si do të hapen vendet e rajonit.

“Ne po hapemi, por jemi të kushtëzuar edhe nga hapja e rajonit. Italia dhe Greqia janë mbi 85% e shkëmbimit tonë tregtar. Hapja e tyre do na lehtësojë”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit