Flash News

KRYESORE

Ahmetaj vlerëson deputetin e PS-së nga mbiemri që ka, flet dhe për portalet

Ahmetaj vlerëson deputetin e PS-së nga mbiemri që ka, flet dhe

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, ku në fokus të mbledhjes ishte dekreti i Presidentit sa i takon ligjit ‘për tatimin mbi të ardhurat’.

Gjatë diskutimeve, deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi pyeti Ahmetaj duke ju referuar lajmeve të publikuara së fundmi në mediat on-line.

Përgjigjen e tij ministri e nisi fillimisht me një vlerësim për deputetin duke ju referuar mbiemrit të tij ndërsa për portalet tha se nuk merret, dhe se portalet atë punë kanë pasi duan klikime.

“z.Pëllumbi në nder të mbiemrit që mbani edhe traditës familjare që sillni në PS, unë nuk merrem me portale. portalet atë punë kanë, duan klikime”, u përgjigj Ahmetaj.

Të fundit