Flash News

KRYESORE

“Ai është pallatexhi”, Gazmend Bardhi i përgjigjet Ramës pas sulmit ndaj kryebashkiakut të PD

“Ai është pallatexhi”, Gazmend Bardhi i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama sulmoi sot kreun e bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, duke e quajtur një ‘pallatexhi’.

Gjatë vizitës së tij në Golem dhe i shoqëruar nga kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Rama tha se Sakja nuk ka investuar në përmirësimin e kushteve të konvikteve të, pasi sipas tij është i zënë me ndërtimin e pallateve.

“Bashkia këtu ndërton pallate në rërë akoma sot e gjithë ditën. Edhe nuk kanë faj përderisa akoma nuk ka ardhur dora e prokurorisë, se ai është pallatexhi”, u shpreh Rama, ndërsa i është përgjigjur menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi.

“Ai qe ndertimin e pallateve, kudo dhe pa asnje kriter, e beri filozofi te qeverisjes se tij lokale, ai qe permes pallateve qe mbolli kudo dhe me haracin e tyre mori partine, sot sulmoi me shpifje te uleta Bashkine e Kavajes. Me modelin tjeter te qeverisjes lokale ne krah, me Vangjush Dakon qe per pallate nuk kursen as trashegimine e qytetit, ne vend te ofrimit te zgjidhjes per mijera te papunet ne Kavaje, zgjodhi kercenimin dhe shantazhin ndaj Kryetarit te Bashkise Kavaje.

Meqe jemi tek prokuroria, beju thirrje te kalojne njehere nga Durresi i Gjushit, pastaj nga Kullat e parave te pista ne Tirane, pastaj tek Qazimi ne Elbasan dhe me rradhe tek te gjithe modelet e tua te qeverisjes kriminale lokale.

Koha ku ti urdheroje se kush bande do marre lejen e radhes se ndertimit ne Kavaje, ka perfunduar! E di qe je i zhgenjyer per kete. Mesohu, se shpejti kete mundesi sdo ta kesh ne gjithe Shqiperine”, i përgjigjet Bardhi.

Të fundit