Flash News

KRYESORE

Ai i dhanë Ramës një dorë, për t'i hequr koalicionit opozitar mundësinë të hyjë në zgjedhje i bashkuar? Përgjigjet Murrizi

Ai i dhanë Ramës një dorë, për t'i hequr

“Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm për cdo subjekt politik”, kështu është shprehur deputeti Myslim Murrizi përsa i përket propozimin të opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit. I ftuar në emisionin “Real Story”, Murrizi shprehet se propozimi i grupit parlamentar demokrat është i pranueshëm për çdo subjekt politik.

Propozimi i grupit demokrat ka qenë lista të hapura kombëtar me një prag të pranueshëm për cdo subjekt politik. Në bisedime dy herë me mazhorancën kemi arritur të mos pengojnë hapjen totale të listave, minimalja 2/3 duhet të jenë hapur, por maksimalja do të jetë në guximin e cdo partie politike. Propozimi i mazhorancës ishte që 1/3 nga lart të ishte e mbyllur, por ne nuk ishim dakord dhe kërkuam që të vihet prag nga poshtë. Propozimi i grupit tim ishte kombëtare i hapur dhe më i pranueshëm te 3%.

Kjo Kushtetutë nuk e ka votën e gjysmës së shqiptarëve. 23 vende të BE kanë këtë sistem që sot e kërkojnë shqiptarët. Për mua i mirë fare do të ishte sistemi mazhoritar i pastër, ku të gjithë kandidatët të përballeshin drejtpërdrejt me balotazh dhe të zgjidheshin ato që donin shqiptarët. Por, mënyra si po shkohet te listat e hapura, absolutisht iu jap të drejtë atyre që nuk po e përkrahin, sepse nuk po e bëjnë ata. Këta e kanë hallin se nuk po e bëjnë këta, sic e bënë më 2008”, tha Murrizi.

Mirëpo, a i dhanë Ramës një dorë që t’i hiqte mundësinë koalicionit opozitar të ishte i bashkuar në zgjedhjet e ardhshme? Murrizi përgjigjet: “Nuk është sic ndodhi më 2007. Më 2021 nuk do të ndodhë kjo, por ajo që votat horizontale do të përkthehen në vota vertikale të emrave. Në 3 zgjedhjet e fundit ka marrëveshje mes palëve, që ti merr ata të tutë, unë të mitë. Duhet të ndahen kush konkurron për drejtor, kush për deputet”.

Të fundit