Flash News

KRYESORE

‘Ai nuk do vdiste nëse nuk do shkonte në eventin e bamirësisë’, detaje të reja rreth aksidentit të Paul Walker

Kanë kaluar pothuajse 5 vite që nga vdekja e aktorit shumë të dashur për gjithë publikun në mbarë botën, Paul Walker. Aktori amerikan humbi jetën në një aksident tragjik, bashkë me shokun e tij.

Me 11 gusht pritet të shfaqet dokumentari që flet për jetën e tij, që titullohet “Unë jam Paul Walker” (I Am Paul Walker). Mamaja e aktorit, Cheryl, ka zbuluar disa detaje të reja rreth ditës kur aktori humbi jetën në një aksident me makinë.

Në dokumentar ajo tregon se Paul kishte harruar për eventin e bamirësisë që zhvillonte fondacioni i tij “Reach Out Worldëide”.  “Ai nuk do kishte vdekur nëse nuk do shkonte,”- ka thënë mamaja e aktorit.

Ajo thotë se mëngjesin e asaj dite kur i biri humbi jetën, ku po bënte një pushim nga xhirimet e Furious 7, ai ishte ulur në kuzhinë me vajzën e tij Meadow, duke bërë plane për të zgjedhur dhe dekoruar pemën e Krishtlindjeve atë mbrëmje.

“Ne po bisedonim dhe ai e kishte harruar eventin. Ai mori një mesazh dhe tha se duhet të shkonte diku. Paul nxitoi për të marrë pjesë në eventin e bamirësisë për të mbledhur të ardhura për viktimat e Typhoon Haiyan në Filipine,”-tha ajo.

Paul u largua nga eventi me një Porsche Carrera GT që drejtohej nga miku e këshilltari i tij financiar Roger Rodas. Makina humbi kontrollin e përplas në një shtyllë dritash në rrugë dhe shpërtheu duke i lënë të dy të vdekur në çast.

“Unë mendoj se shumë njerëz mendojë  se thjesht një yll  humbi jetën në një aksident me makinë. Por kishte akoma më shumë për të. Kjo ishte vetëm një pjesë e asaj çfarë ai ishte. Paul ishte një njeri i mrekullueshëm,”-tregon mamaja e aktorit.

Ajo zbuloi se për 5 vitet e fundit, familja shkon në një nga vendet më të preferuara të aktorit në Huntington Beach për të hedhur lule dielli në oqean më 12 shtator, datën e lindjes së tij.

“Unë kam marrë letra nga njerëz në të gjithë botën që thonë se ai u ndryshoi jetën. Ky është një bekim. Ai kurrë nuk do harrohet.”

Burimi: Daily Mail

Të fundit