Flash News

KRYESORE

‘Ai që më pagoi është 24-25 vjeç, më tha është shtëpia ime', Vilson Brahja rrëfen porositësin e atentatit te shtëpia e Gazmir Dacit

‘Ai që më pagoi është 24-25 vjeç, më tha

Vilson Brahja, i akuzuar për atentatin me eksploziv në banesën e Gazmir Dacit, i dënuar me 35 vite për vrasjen e Valmir Kolaverit, ka dal para gjykatës ditën e sotme.

Brahja ka treguar se për vendosjen e eksplozivit është paguar 5 mijë euro nga të cilat ka marrë 1500 euro ndërsa pjesën tjetër nuk e ka marrë kurrë pasi porositësi i ka fikur telefonin të nesërmen.

Sa i takon porositësit, Brahja tha se ai ka qenë një i ri rreth moshës 24-25 vjeç i cili i ka thënë të vendoste tritolin te banesa e Dacit, pasi i ka thënë se ishte shtëpia e tij, dhe e donte për të përfituar azil.

“Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil. Djalin që më pagoi është 24-25 vjeç, jeton në Bathore. Tritolin ma solli ai. Më tha vendose këtu. Është shtëpia ime kjo, do të paguaj 1500 euro. S'e dija e kujt ishte shtëpia. Të nesërmen e mora në telefon, lekët s'mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall z.gjyqtar. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”, është shprehur Brahja.

Të fundit