Flash News

KRYESORE

“Ai që s’ka lekë vdes”, qytetari lezhjan i kërkon llogari Ramës: Ku e ke shëndetësinë falas?

“Ai që s’ka lekë vdes”, qytetari lezhjan i

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies para qytetarëve, ku sot është ndalur në qytetin e Lezhës. Gjatë bashkëbisedimit, një qytetarë e vendosi në vështirësi teksa i reshtoi premtimet e pambajtura nga bujqësia, arsimi deri tek shëndetësia.

Rama replikoi duke i thënë se puna që bën nuk është e lehtë dhe se ka ende shumë reforma për tu ndërmarrë."Nëse unë s’do mendoja për vendin e për popullin s’do merresha me ketë pune se shume mendojnë se kjo puna ime edhe qejf i madh. Kjo është një pune qe e bej se mendoj për njerëzit dhe besoj shume se ky vend mund te behet dhe nëse behën gjerat e duhura fëmijët e këtij vendi nesër s’do kenë hallet e problemet qe kane pasur prindërit e tyre sot", ishte justifikimi i Ramës.

Debati i i plotë:

Qytetari: Populli ka shumë halle.

Rama: Popullin lëre se është gjë e madhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.

Qytetari: Pjese e popullit jam dhe unë.

Rama: Pse unë ca jam unë apo pjesëtar i…?

Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumeshtin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullion e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.

Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë është mangut

Rama: Konkretisht?

Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, ska punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Rama: Kjo eshte nje lloj mode qe ka arsyet e veta po une se shoh e se pranoj te me fusi njeri ne kete kellef. Nese une sdo mendoja per vendin e per popullin sdo merresha me kete pune se shume mendojne se kjo puna ime edhe qejf i madh. Kjo eshte nje pune qe e bej se mendoj per njerëzit dhe besoj shume se ky vend mund te behet dhe nese behen gjerat e duhura femijet e ketij vendi nesër sdo kene hallet e problemet qe kane pasur prinderit e tyre sot. Ka nje kosto qe ty sta rrok rradakja, (qytetari ia ben me shenje për paratë, Rama ia kthen: Ate tregoja dikujt tjeter jo mua), ka nje kosto familjare, te madhe shpirtërore, fizike dhe eshte nje pune qe ka nje peshe mjbi koke dhe mbi supe qe po nuk e provove, nuk e kupton, qe ta dish ti.

Të fundit