Flash News

KRYESORE

Aida Hajnaj merr sot detyrën si drejtuesja e parë e BKH-së, mesazhi që jep ambasada e SHBA: Një gur kilometrik

Aida Hajnaj merr sot detyrën si drejtuesja e parë e BKH-së,

Sot, Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA në Tiranë e ka cilësuar këtë moment si një gur të rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

“Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuese e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”, shkruan ambasada e SHBA.

BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Të fundit