Flash News

KRYESORE

‘Air Albania’ dhe Universiteti i Nju Jorkut nën kontrollin e Ankarasë; Fatos Tarifa: Afrim me Turqinë? Pse jo?

‘Air Albania’ dhe Universiteti i Nju Jorkut nën kontrollin e

Ish-ambasdori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, vijon të mbrojë idenë e një afrimi edhe më të madh të vendit tonë me Republikën e Turqisë. Në një intervistë për gazetën ‘Dita’, Tarifa ka folur për linjën e re ajrore ‘Air Albania’ dhe ndikimin e madh që ka aty ‘Turkish Airlines’.

Tarifa thotë se ‘Turkish’ është një mundësi e mirë për shqiptarët për t’u lidhur me Perëndimin dhe me Lindjen, ndërsa afrimin e Shqipërisë me Turqinë nuk e konsideron negativ.

“Perëndim apo lindje? Këto nocione në “fshatin global” në të cilin jetojmë sot janë bërë, gjeografikisht dhe politikisht, terma shumë relativë. Marrëdhëniet shumë të mira të Shqipërisë me Turqinë nuk e largojnë vendin tonë nga Perëndimi dhe nga vlerat e tij. Ju më pyesni: afrim me Turqinë? Pse jo? Turqia ka qenë dhe është një vend i madh, shumë i rëndësishëm, anëtar i NATO-s dhe veçanërisht miqësor për Shqipërinë. Për ne shqiptarët, Turkish Airlines është një mundësi e madhe për t’u lidhur me Perëndimin dhe me Lindjen, një mundësi që Air Albania pritet ta lehtësojë e zgjerojë”, ka deklaruar Tarifa.

Fatos Tarifa është aktualisht rektor i Universitetit Nju Jork të Tiranës, i cili ndryshoi së fundmi pronësinë duke kaluar në administrimin e Fondacionit Maarif, i themeluar nga administrata e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Tarifa thotë se e ka mirëpritur këtë ndryshim që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së universitetit.

“Unë vetë, ashtu si dhe stafi pedagogjik i këtij universiteti, e kemi mirëpritur këtë ndryshim. Me Fondacionin Maarif, UNYT, i cili do ta ruajë këtë emër, do të vazhdojë të rritet e të ketë në fokus përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies e të kërimit shkencor”, shprehet rektori i UNYT.

Të fundit