Flash News

KRYESORE

‘Air Albania’ ekziston vetëm në ERTV, deputeti i PD nxjerr të dhënat: Nga Rinasi u nis sot avioni i ‘Turkish Airlines’

Kryeministri Edi Rama deklaron prej dy ditësh se kompania e re ajrore ‘Air Albania’ është krenaria kombëtare e shqiptarëve, por në një rast të paprecedentë avionët e kësaj kompanie nuk do të mbajnë targa shqiptare, por ato turke.

Për këtë arsye, çdo fluturim i ‘Air Albania’ regjistrohet si fluturim i ‘Turkish Airlines’, çka e bën të paidentifikueshëm në aeroportet e botës emrin shqiptar të kompanisë. Edhe në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë reflektohet e njëjta situatë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tregon se si në aeroportin e Rinasit avioni i ‘Air Albania’, që u nis sot me 50 studentë shqiptarë, identifikohet si ‘Turkish Airlines’.

Reagimi i Endri Hasës:

Vettingu ne politike e ka shfazuar Edi Ramen!

Mashtron shqiptaret, keqperdor studentet, jep shfaqje me nje kompani qe nuk eshte e licensuar per fluturim me kodin shqiptar.

Sot nga Rinasi ne oren 8.30 nuk u nis asnje avion i Air Albania, sic genjeu Edi Rama. Per shfaqjen qesharake te kryeministrit ne hall u perdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Te dhenat online nga aeroporti i Rinasit tregojne se ky eshte nje fluturim shtese i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston pervecse ne reklamen luksoze te Edi Rames.

Vettingu i politikes do ta fluturoje Edi Ramen nga zyrat e shtetit, qe i perdor per te vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptaret!

Të fundit