Flash News

KRYESORE

“Air Albania”, kompania shqiptare pa licencë, pse iu refuzua kërkesa nga Agjencia Europiane

“Air Albania”, kompania shqiptare pa licencë, pse iu refuzua

Duket se për të udhëtuar në destinacionet evropiane me kompaninë ‘Air Albania’ do të na duhet ende të presim.

Kompania ka njoftuar që në fillim të gushtit se duke nisur nga 30 shtatori do të niste fluturimet edhe në Europë me destinacionet Milano, Romë dhe Bolonja, por mundësitë që kjo të ndodhë janë të pakta.

Sipas gazetës ‘Panorama’, deri dje ‘Air Albania rezulton e palicencuar nga EASA, Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore.

Sipas proceduarave, për të fluturuar drejt destinacioneve të BE, një shoqëri ajrore nga një vend i tretë si Shqipëria duhet të marrë autorizimin TCO , Third Country Operator, ku janë anëtarë vec shteteve të BE edhe Zvicra, Norvegjia dhe Islanda.

Burime nga EASA i thanë gazetës se kërkesa e shoqërisë ajrore ‘Air Albania’ për TCo është refuzuar që në gusht.

Për këtë përgjigje negative ka disa arsye:

Shteti shqiptar është pronar i vetëm 10% të aksioneve përmes agjencisë shtetërore Albcontrol. Kjo e fundit duhet të jetë neutrale ndaj linjave ajrore që fluturojnë në Shqipëri. Duke qenë aksionere në një shoqëri ajrore, Albcontrol bie në konflikt interesi dhe dyshohet apriori se favorizon atë kundrejt të tjerave.

Së dyti, ligji shqiptar dhe rregullat europiane kushtëzojnë vlefshmërinë e licencës me një gjendje financiare të shëndetshme që mund të përballojë shumë muaj aktivitet me humbje. Bazuar në raportin financiar 2018, ‘Air Albania’ rezulton me humbje dhe mungesë të mjeteve financiare.

Së treti, kushtëzojnë vlefshmërinë e licencës me kontrollin efektiv të shoqërisë dhe shtetasit e shtetit që lëshon licencën ose nga shtetas të BE.

Sipas QKB, administrator i shoqërisë është një turk dhe përfaqësues me prokurë të ‘Turkish Airlines’, pra një qytetar jo shqiptar dhe jo i BE. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për personat që janë drejtorë fluturimesh, trajnimesh etj.

Pra, Air Albania nuk ndodhet nën kontrollin efektiv sic e kërkon ligji.

Të fundit