Flash News

KRYESORE

'Air Albania' nis sot fluturimet, zëvendëson 'Turkish Airlines' me të njëjtat çmime dhe orare

'Air Albania' nis sot fluturimet, zëvendëson 'Turkish

Air Albania do të fluturojë sot në  mbrëmje në orën 20:55 nga Tirana për në aeroportin e ri të  Stambollit. Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor  kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit.

Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi  se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjetër është edhe Londra në një moment të dytë.

 

Të fundit