Flash News

KRYESORE

‘Air Albania-s’ iu refuzua licenca nga EASA? Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil: Jemi në fazën e një asistence të brendshme

Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil pas lajmit të një dite më parë se ‘Air Albania’ rezulton e palicencuar nga EASA, Agjencia Europiane për Sigurinë Ajrore.

AAC hedh poshtë faktin se kompanisë i është refuzuar kërkesa nga Agjencia Evropiane dhe thekson se është në fazën e një asistence të brendshme të specializuar teknike.

Reagimi:

Autoriteti i Aviacionit Civil, ndjen nevojën të bëj më dije opinionin publik, për shkak të disa pasaktësive të artikujve që kanë qarkulluar së fundmi në media, në lidhje me procesin e autorizimit për operatorët e vendeve të treta (TCO) nga ana e Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Aviacion (EASA), për shoqërinë kombëtare ajrore “Air Albania”, se sikurse është shpallur tashmë, Air Albania fillon fluturimet e saj drejt tre destinacioneve kryesore italiane: "Roma, Milano dhe Bologna", më 30 Shtator 2019.

Për këto fluturime kompania do të angazhojë avion me formatin "Ëet Lease", nga kompania aksionere e saj, “Turkish Airlines”. Avioni që do të fluturojë më datë 30 Shtator do të ulet në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” më 28 Shtator, nën emrin “Migjeni”, si avioni i dytë i flotës ajrore “Air Albania”, i cili ka marrë tashmë të drejtat e trafikut nga autoritetet italiane.

Ndërkohë është e vërtetë, që në bazë të rregullores europiane 216/2008 dhe 452/2014, operatorët ajror të vendeve të treta, kanë detyrim të pajisen me autorizim për operatorët e vendeve të treta (TCO), përpara se të fluturojnë drejt vendeve të BE-së.

Është po aq e vërtetë, që për operatorët e vendeve të treta që marrin avion "Ëet Lease" nga një kompani me TCO të vlefshme (në këtë rast Turkish Airlines), nuk ka nevojë për TCO. Kjo praktikë shihet si zgjidhje e përkohshme, me qëllim ofrimin sa më parë të shërbimit cilësor dhe me çmime të përballueshme për udhëtarët.

Air Albania po ndjek të gjithë procedurën standarte për tu pajisur me TCO nga EASA, dhe për këtë është në fazën e një asistence të brendshme të specializuar teknike dhe parimi i përdorur nga kompania dhe kërkuar nga AAC, ka qenë ai i zbatimit rigoroz të praktikave më të mira evropiane, gjë të cilën kompania e ka zbatuar në çdo etapë të procesit. Pra, kompanisë nuk i është refuzuar në asnjë moment licensimi, ashtu si u aludua dje nga disa burime abuzive.

Sjellim në vëmendje, se kanë qenë dy inspektorë të njohur nga EASA të angazhuar në procesin e certifikimit fillestar të kompanisë nga AAC. Gjithashtu AAC, ka të angazhuar me kohë të pjesshme një inspektor të njohur nga EASA me eksperiencë, i cili angazhohet periodikisht në aktivitetet mbikëqyrëse të AAC drejt dy kompanive ajrore shqiptare.

Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon mediat e interesuara për këtë etapë të re të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar dhe sjell në vëmendje gadishmërinë e përhershme që kemi për dhënien dhe raportimin e informacionit të plotë dhe të saktë.

Të fundit