Flash News

KRYESORE

‘Air Albania Stadium’, Basha ngre pikëpyetje: Sajesë e dyshimtë e Edi Ramës, se ku i gjeti lekët...

‘Air Albania Stadium’, Basha ngre pikëpyetje: Sajesë e

Në takimit me sipërmarrësit në Fier, kryedemokrati Lulzim Basha nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Rama. Teksa sulmoi qeverinë, Basha tha se investim i vetëm janë “avionët për shfaqje bajate që duken e zhduken”, duke përmendur rastin e Air Albania. Për Bashën është e dyshimtë se si kompania ajrore shqiptare, të cilën e quan sajesë gjeti paratë për ti vënë emrin stadiumit.

“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken. Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj”-tha Basha.

Kryedemokrati tha se vendit i duhet një plan për tu çliruar nga taksat e larta dhe këtë mund ta sigurojë PD.

“Për mua, për PD në zemër të vizionit politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga kostot e larta, i çliruar nga taksat e karta, i çliruar nga regjimi banditesk i inspektorateve dhe tatimorëve, një biznesi i fuqizuar, një biznes i përtërirë. Kjo është parathënia e ripërtëritjes së ekonomisë së Fierit, i ripërtëritjes së ekonomisë kombëtare, i hapjes së vendeve të punës, dhe ndaljes së krizës sociale që po përkthehet në largimin më masiv të Fierit dhe qyteteve kryesore. Miqtë e mi, ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, shumë prej këtyre masave do të prekin të gjithë qytetarët dhe një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh, edhe biznesin prodhues”, tha Basha nga Fieri.

Të fundit