Flash News

KRYESORE

‘Ajo është diagnostikuar me kancer në gji’, Bledi Strakosha nuk mban dot lotët

‘Ajo është diagnostikuar me kancer në gji’, Bledi

Moderatori Bledi Strakosha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan. Ndër të tjera ai foli dhe për marrëdhënien e veçantë që ka me qentë e tij, Willy dhe Ushi dhe gjatë kohës që fliste për to ai nuk mbajti dot lotët.

“Ushi bën 15 vite në tetor dhe është në një moment shumë të vështirë të jetës. Para disa vitesh u diagnostikua me kancer në gji, (qan), ju kërkoj shumë ndjesë, do doja të përmbahesha. Ushi u diagnostikua nga një veteriner, rastësisht ku e kisha çuar për kujdesin e përmuajshëm të higjenes. Veterineri zbuloi një gjëndër në gjoksin e saj. Ishte e vështirë për ta operuar sepse nuk do të përballonte narkozën për shkak të moshës dhe mbipeshës. E operuam në momentin që gjetëm një narkozë që mund ta përballonte, u përmirësua dhe tashmë i është rikthyer sërish.

Unë kam humbur qenin tim të parë dhe e di se çfarë do të thotë. Qeni im i parë quhej Willi, si një nga qent që kam tani”, tregoi Strakosha.

Të fundit