Flash News

KRYESORE

Ajo është shumë e zënë me karrierën muzikore, ndahen Dua Lipa dhe Isaac Carew

Dyshimet paskan qenë të vërteta, Dua Lipa dhe Isaac Carew janë ndarë. Edhe pas përpjekjeve të shumta për të qenë afër njëri-tjetrit, gjërat nuk paskan funksionuar.

Burime për "The Sun" thonë që:

“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”.

Sipas këtij burimi, ka qenë një vendim i vështirë por nuk kishte zgjidhje tjetër pasi gjërat nuk po funksiononin.

Të fundit