Flash News

KRYESORE

“Ajo ka lindur në Shqipëri dhe po ndihmon Qipron të fitojë. Edhe Beyonce do ishte krenare për të”

“Ajo ka lindur në Shqipëri dhe po ndihmon Qipron të

Eleni Fuereira me këngë “Fuego” është një ndër favoritet për të fituar ‘Eurovision 2018’. Performanca e saj tre-minutëshe ka mjaftuar që vidoe e saj në YouTube të bëhet ndër më të kilikuarat, duke u shikuar miliona herë.

“Ajo ka lindur në Shqipëri, por  bashkë me familjen u larguan në vitin 1990 për shkak të luftës civile,”-shkruan BBC në artikullin kushtuar Elenit.

Më tej artikulli thekson se si Eleni ka thënë që iu është dashur ta nisin nga zeroja në Greqi dhe se ëndrrat e saj ishin që të bëhej e famshme dhe e suksesshme dhe ka luftuar shumë për t`i arritur.

BBC shkruan gjithashtu se edhe Beyonce do ishte krenare për performancën e saj në natën e parë gjysmë finale në Eurovision, pasi shumë e kanë krahasuar me performancat e Beyonce.

Eleni është shprehur se e gjithë kënga dhe performanca i kushtohet grave, fuqisë së tyre dhe tregon ‘zjarrin’ që gratë kanë brenda vetes.

Të fundit