Flash News

KRYESORE

“Ajo nuk mund të hapë as dritaren në Shtëpinë e Bardhë”, Brigitte tregon shumë për jetën e Melania Trump

Në vizitën zyrtarë të çiftit presidencial të Francës në Washington, më shumë u diskutuan zonjat e para sesa ajo që thanë presidenti i Amerikës, Donald Trump, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Por pas kthimit në Francë, Brigitte Macron ka treguar shumë për jetesën që bën Melania Trump. Macron ka thënë për “Le Monde” se Melania është shumë më e kufizuar se ajo dhe se nuk mund të hapë as një dritare apo të bëjë një shëtitje.

“Melania kishte një sens të vërtetë humori dhe jemi kënaqur shumë bashkë. Kemi qeshur pafund,” – u shpreh Zonja e Parë e Francës.

Por Melania “nuk mund të bëjë asgjë”, u shpreh Brigitte. “Ajo nuk mund të hape as dritaren në Shtëpinë e Bardhë. Nuk mund të dalë jashtë. Ajo është shumë më e kufizuar sesa jam unë. Unë dal çdo ditë në Paris.”

Në këtë mënyrë, Brigitte Macron shpjegoi se pse Melania është aq e ngrirë në publik. Dhe shpjegoi gjithashtu se ish-modelja sllovene, Melania Trump, është shumë e matur në publik por privatisht ajo është shumë e sjellshme, e matur dhe inteligjente.

Është shumë e kuptueshme se pse duket aq e ngrirë në publik ka thënë zonja Macron,  “Çdo gjë interpretohet, stërinterpretohet. Ajo ëhtë një grua që ka personalitet të fortë, por mundohet shumë që ta fshehë. Qesh shumë lehtësisht, me gjithçka, thjesht nuk bie në sy.”

Burimi: The Guardian 

Të fundit