Flash News

KRYESORE

“Ajo nuk do të bëhet nënë”, çifti i famshëm drejt divorcit

Prej disa kohësh në mediat turke flitet për një ndarje të çiftit të famshëm Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen. Çifti janë martuar në verë por mesa duket nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët.  Më përpara përflitej dhe për një dashuri mes Burak Ozcevit dhe Neslihan Atagul (aktiorja që luan Nihan tek “Kara Sevda”). Pikërisht këto zëra bënë që dy aktorët të mos mbanin marrdhënie shoqërore jashtë kamerave pasi Fahriye u bë xheloze dhe po ashtu dhe Kadir, bashkëshorti i Neslihan u bë xheloz.

Mësohet se Burak ka deklaruar se i ka kërkuar bashkëshortes së tij që të bëhen më fëmijë, por kjo e fundit nuk pranuar sepse nuk është ende gati për të qenë nënë.

Mediat kanë shkruajtur shumë se mes çiftit kishte zënka të shpeshta por kjo u thellua më shumë kur Burak u paraqit në një eveniment i vetëm dhe kur u pyet se ku e kishte bashkëshorten ai e justifikoi se ajo ishte e zënë.

Dhe pak më vonë Fahriye poston një foto në instagram duke para televizor, por që pas pak kohësh e fshin.

Pak ditë më parë u përfol dhe për një krisje në marrdhënien e Nesliha Atagul me të shoqin e saj Kadir. e nëse këto zëra faktohen, do të thotë se “Kemali dhe Nihani” mund të dashurohen dhe në jetën reale e jo vetëm në film.

Të fundit