Flash News

KRYESORE

Ajo që duhej bërë në Lazarat ndodh në Kaliforni. Kompania e kanabisit blen qytezën për 5 milion USD

Ajo që duhej bërë në Lazarat ndodh në Kaliforni.

Një kompani që prodhon nënprodukte të kanabisit ka blerë një qytezë në Kaliforni, dhe ka plane për të kthyer në një 'destinacion' të marijuanës, shkruan BBC.  

American Green ka arritur një marrëveshje për të blerë qytezën e Nipton-it për 5 milion dollarë. 

Kompania do të ketë në pronësi 120 akra tokë ku përfshihen ndërtesa e një shkolle, një hotel, llixhat dhe një tregtore.  

Në planet e saj hyn edhe furznimi i qytetit me energji të rinovueshme.

"Revolucioni i kanabisit që po ndodh këtu në Amerikë ka fuqinë për t'i rivitalizuar krejtësisht komunitetet, në të njëtën mënyrë si dhe ari gjatë shekullit 19", i tha revistës Time presidenti i American Green.

Nipton-i u themelua gjatë asaj që u quajt 'ethja e arit' në fillim të shekullit 20 dhe mund të 'rithemelohet' nga 'ethet e kanabisit'.  

Qyteti ka aktualisht 20 banorë dhe gjendet diku në kufirin me Kalifornisë dhe Nevadës.  

A mund të ishte kthyer edhe Lazarati në një destinacion të ngjashëm, joshës për turistët e huaj? Apo kjo do t'u hiqte nga dora fitimet marramendëse atyre që kthyen gjithë Shqipërinë në Lazarat.

Të fundit