Flash News

KRYESORE

‘Ajo thjesht po mbështet vendin e saj të lindjes’, mediat britanike artikull për origjinen e Eleni Fuereires

‘Ajo thjesht po mbështet vendin e saj të lindjes’, mediat

Pas performancës në natën e parë të konkurrimit në Eurovizion, Eleni Fuereira ka marrë vëmendje maksimale duke u konsideruar dhe si fituesja potenciale e këtij festivali për vitin 2018. Gjithashtu ajo që ka bërë akoma më shumë zhurmë mediatike është simboli i shqiponjës që bëri ajo me Eugent Bushpepën.

Kjo mori jehonë të madhe në Shqipëri, por nuk ndodhi kështu me Greqinë, të cilët ‘sulmuan’ këngëtaren me origjinë shqiptare.

“Mirror” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë këngëtares me origjinë nga Shqipëria, që është rritur në Greqi dhe që përfaqëson Qipron.

“Nëse ajo fiton Eurovizionin, do të jetë këngëtarja  e parë që çon këtë trofe në Qipro, i cili nuk e ka fituar asnjëherë këtë garë. Madje ka 14 vite që nga hera e fundit kur Qipro u fut në 10-shën më të mirë,”- e hap artikullin “Mirror”.

“Eleni ka lindur në Shqipëri. Familja e saj la Shqipërinë për shkak të luftës civile dhe Eleni u rrit në Greqi,”- vazhdon më tej artikulli.

Gjithashtu, “Mirror” përmend dhe faktin që në fillim ajo e mohoi origjinën e saj për shkak të industrisë muzikore por që disa vite më vonë e pranoi që është shqiptare.

“Për të treguar mbështetje për vendin e saj të lindjes, Eleni bëri simbolin e shqiponjës me Eugent Bushpepën, këngëtari që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, e cila u bë shumë virale në Shqipëri por nuk u prit dhe aq mirë në Greqi,”- përfundon “Mirror”

Të fundit