Flash News

KRYESORE

Akademia Botërore e Paqes nderon me çmimin e lartë Dritan Demirajn

Kolonel Dritan Demiraj, i cili konsiderohet si një nga personalitetit më të larta të Shqipërisë sa i takon Sigurisë Kombëtare është nderuar ditën e sotme edhe nga Akademia Botërore e Paqes pranë Kombeve të Bashkuara (Academy Of Universal Global Peace, accredited by United Nations) me titullin “Gjeneral i Paqes” dhe Medaljen e Artë Dwight D. Eisenhoëer për kontributin e tij në fushën e sigurisë Kombëtare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në detyrat si ministër i Brendshëm dhe kërkues shkencor në fushën e antiterrorizmit.

Pjesë e ceremonisë ishin figura të rëndësishmë kombëtare dhe ndërkombëtare, si Gjeneral Brigade, Dedë Prenga, Dr. Madhu Krishan themelues i Akademisë së Botërore të Paqes dhe Baba Mondi, kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, ushtarakë në lirim dhe gazetarë. Vlerësim i veçantë iu bë edhe nga guvernatori i Misionit për Paqe dhe Prosperitet Shefki Hysa.

Madhu Krishan ka theksuar se Demiraj ka dhënë një kontribut të pazëvëndësueshën në rikthimin e paqes dhe prosperitetit, jo ventëm në vendin tonë por dhe në shtete të tjera.

Vete Demiraj ka falenderuar Presidentin e organizatës Madhu Krishan dhe organizatorët për këtë dekorim duke çmuar rëndësinë e dobisë së paqes në gjithë botën pasi rreziqet ndaj saj janë të mëdha dhe duhet një kualicion sa më të gjërë, edhe me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare, për të punuar së bashku për qëllimin e prosperitetit të kombeve.

Më poshtë, Demiraj duke marrë çmimin e rëndësishëm:

Të fundit