Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave/ Fuga kritika Gjinushit: Ke 12 vite që shkel ligjin dhe tani vendose t’a respektosh

Akademia e Shkencave/ Fuga kritika Gjinushit: Ke 12 vite që shkel ligjin

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar sjelljen e Skënder Gjinushit, i cili pasi ka hartuar një të ashtuquajtur reformë për Akademinë e Shkencave, kërkon të marrë edhe drejtimin e saj.

Duke i referuar vendimit të Gjinushit për të ngrirë funksionet politike për shkak të votimit në ASH, ku është kandidat i vetëm, Fuga thotë se kreu PSD-së pas 12 vitesh në shkelje të ligjit, tani vendos t’a respektojë atë.

Reagimi i plotë i Artan Fugës:

Ngriva shkriva

--------------

Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur sot se pas tridhjetë vjetësh në politikë ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur.

Krejt i pavarur!

Brenda një minute!

Tre ditë para zgjedhjeve!

Ka ngrirë të gjitha funksionet politike!

Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva - shkriva!

Vërtet për t'u shkrirë së qeshuri!

Ka 12 vjet që shkel ligjin dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos t'a respektojë atë!

Të fundit