Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave i ripropozon Suedisë çmimin Nobel në ditëlindjen e Kadaresë

Akademia e Shkencave i ripropozon Suedisë çmimin Nobel në

Akademia e Shkencave ka vendosur të ripropozojë zyrtarisht kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në letërsi.

Vendimi i kryesisë i është drejtuar Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë, bashkë me motivacionin dhe vjen në ditëlindjen e 84-ët të shkrimtarit të madh.

Kadare është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Kujtojmë se vitin e shkuar Kadare u nderua në Seul të Koresë së Jugut me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019, si dhe fitues i çmimit ndërkombëtar të letërsisë ‘Neustadt 2020’, që njihet ndryshe si ‘Nobeli amerikan’.

Të fundit