Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Një grup pune zyrtar reformimi, kryesuar nga z. Skënder Gjinushi, që nuk propozon asnjë ndryshim reformues, por e rrënjos edhe më shumë amullinë dhe kalbëzimin duke e përdorur atë.
Mentalitetet komuniste dhe totalitare pengojnë reformimin e institucionit!
Unë do t'a quaja për turp të vazhdoja të qëndroja, në se nuk ndryshon, në një Akademi Shkencash si kjo e sotmja ku prej kohësh mbizotërojnë:
Raportime dyfishe për gjëra që akademikë i kryejnë në kuadrin e punës së tyre në institucione të tjera;
mosmatje e rezultateve të punës për mungesë kriteresh dhe vullneti;
trajtim i parasë publike jo pak herë si mall pa zot;
dhënie e logos hua për aktivitete institucionesh të tjera ku Akademia pothuajse nuk luan asnjë rol;
mosfunksionim i kryesisë që u detyrua të japi dorëheqje pas farsës zgjedhore;
botime pa audiencë;
revista pa lexues;
asnjë bashkëpunim me akademitë perëndimore;
tre të katërtat e akademikëve nuk punon në sektorin e kërkimit shkencor ose universitar me kohë të plotë ose asfare apo në pension;
shtatë vende pune akademikësh në administratën e Akademisë e me punonjës ndihmës që gllabërojnë më shumë se gjysmën e financimeve për honorare;
marrje honoraresh pa plane pune dhe jo në funksion të produktit nga ana e akademikëve;
aktivitete ku gjoja akademia i organizon por pothuajse akademikët nuk kanë kontribut;
votime me 100 për 100 si në kohën e Stalinit dhe Brezhnjevit;
revista gjoja shkencore por aspak të klasifikuara dhe indeksuara në platformat e open akses;
libra që dalin me shpenzime deri 200 ose 300 mijë lekë të vjetra një kopje;
biblioteka pa lexues dhe me libra që gjendet me kile në Bibliotekën Kombëtare 500 metra më tutje;
institucion pa plane tematike mbledhjesh për vitin, pa objektiva;
Akademi shkencash pa asnjë studim mbi gjendjen e shkencës në vend etj.
Kjo është sot Akademia e Shkencave.
Këtë gjendje lë në vend dhe pajtohet grupi i punës zyrtar i Skënder Gjinushit.
Akademia ka marrë peng reformimin e saj.
Ja propozimet e mia, që ndahen prerazi nga kjo gjendje e turpshme dhe nga dokumenti i Grupit të Punës që kjo Akademi e plakur dhe Ministria e Arsimit ka ngritur.
Akademia nuk ka fuqi të ngrihet sa kohë që i është zënë fryma. Unë uroj që Ministria e Arsimit të shkundet dhe të bëjë atë që duhet pa u tutur.
Pikat që propozoj :
- Nocioni i Akademisë zgjerohet duke u quajtur: Akademia e Shkencave dhe Novacionit Teknologjik.
- Gjykimi për modelin e ardhshëm të Akademisë të vijë në dikaster nga përfaqësuesit e kërkuesve shkencorë dhe universitarë të vendit, të thirrur në një Juri të Madhe Konsultative, me kritere dhe jo me ftesa sipas parapëlqimeve, dhe të mos përmbyllet brenda antarëve të Akademisë, çka sjell konflikt interesi.
- Akademia të pozicionohet qartë në detyrat e veta, pra jo si kupola e kërkimit shkencor, pra jo si maja e piramidës të tij, as si kupolë institutesh, apo strehë bërthamash kërkimi shkencor në nivel të parë, por as si institut ose laborator kërkimi shkencor, detyrë që nuk i takon asaj ta kryejë. Përcaktohen detyrat dhe misioni i Akademisë që është jo kërkimi shkencor në nivel të parë, por «METASHKENCA» pra: Analiza dhe përpunimi i strategjive për zhvillimin shkencor dhe teknik të vendit; Përgatitja e platformave zhvilluese të energjive intelektuale të vendit; Matja e efikasitetit të kërkimit shkencor në plan kombëtar; Promovimi dhe nxitja e aktorëve në kërkim shkencor; Studime mbi gjendjen dhe perspektivat e dijes, kërkimit shkencor dhe novacionit teknologjik, etj.
- Hiqet dallimi midis akademikëve të rregullt dhe akademikëve të asociuar duke krijuar një Asamble të përbashkët prej 30 akademikësh.
- Forcohet statusi i «Akademikëve të nderit» si nga pikëpamja e nominimit ashtu edhe e statusit administrativ dhe financiar të tyre që realizohet për personalitete shumë të larta të shkencës, artit, teknologjisë etj, me VKM pas propozimit të Akademisë.
- Statuti i Akademisë hyn në fuqi pasi firmoset nga ministri i Arsimit për të shmangur konfliktin e interesit kolektiv midis akademikëve ku vetë vendosin e vetë vulosin.
- Akademia do të funksionojë me produkt vjetor të përcaktuar në vijat më thelbësore vetëm sipas misionit dhe pozicionit të saj specifik, dhe nuk do t’a masi punën me veprimtarinë shkencore që akademikët bëjnë pranë institucioneve të tyre.
- Akademikët, me përjashtim të dy antarëve të kryesisë që i cakton vetë kryesia nuk do të punojnë më në administratën e Akademisë. Ndahet realisht administrata nga Asambleja e Akademisë.
- Ndarja e seksioneve nuk bëhet më sipas objektit të shkencave, seksionet shkrihen, dhe në vend të tyre ngrihet njësia ndihmëse shkencore e Asamblesë që strukturohet sipas funksioneve në shërbim të realizimit të misionit të Akademisë.
- Asambleja ndahet fillimisht në pesë seksione duke i zgjeruar dhe nuancuar nënprofilet e saj dhe duke e specializuar gjykimin dhe punën e saj.
- Hiqet posti i Sekretarit të Akademisë dhe vendoset posti i Kancelarit, jo akademik, që është administratori ekzekutiv i aparateve të Akademisë dhe i financave të saj. Akademikët nuk janë më edhe administratorë financiarë që deri më sot ka sjellë shpërdorime financiare të parasë publike.
- Aparati i Akademisë ndahet në Njësinë ndihmëse administrative dhe Njësinë ndihmëse shkencore të Asamblesë.
- Akademiku del në pension krahas me daljen në pension si Profesor ose kërkues shkencor. Atij i akordohen jo më shumë sesa dy vjet të tjerë përtej moshës të pensionit për të kryer veprimtari si «akademik», pa u konsideruar si «akademik në pension», por vetëm mbi bazën e një projekti të rëndësishëm reflektues mbi veprimtarinë e tij shkencore.
(Jo një Akademi të plakur!)
- Titulli honorifik «akademik» ruhet për të gjithë jetën, pavarësisht se pas daljes në pension akademiku trajtohet si të gjithë shtetasit nga sigurimet shoqërore.
- Akademiku duhet të jetë patjetër punonjës shkencor ose edhe kërkues pranë universiteteve, etj.
- Vendoset statusi i akademikut korrespondent i rezervuar për shkencëtarë e kërkues të huaj.
- Shpërblimi me honorar i akademikëve realizohet jo automatikisht, por sipas vëllimit dhe cilësisë të punës në Akademi. Jo pagë për punë të pabërë sikurse deritani!
- Parashikohet që nëse akademiku gjatë ushtrimit të statusit të tij ndryshon pozicionin e tij që ka qenë i domosdoshëm për t’u zgjedhur akademik, e humbet këtë të fundit, dhe gradualisht largohet si akademik, dhe e ruan këtë titull vetëm si honorifik.
- Statusi i akademikut është i papajtueshëm me atë të personit që ushtron detyra drejtuese funksionale në parti politike ose në institucione që rregullohen nga Kushtetuta. Mjaft ndikimit nga politika dhe kryetarë partie që kërkon të imponohet.
- Zëvendëskryetari zgjidhet nga Kryesia dhe jo nga Asambleja që të mos ketë dyzim drejtimi, as solidaritete të sëmura, ose rotacione farsë.
- Antarët e kryesisë janë punonjës të jashtëm dhe jo pjesë e aparatit administrativ me përjashtim të dy rasteve të parashikuara.
- Komisionet e Akademisë janë të hapura për pjesëmarrje në punime për të gjithë punonjësit shkencorë dhe universitarë vendas dhe të huaj që kanë titull shkencor.
- Punonjësit e Njësisë Ndihmëse Shkencore janë kërkues shkencorë që funksionojnë me kontrata të përkohshme të rinovueshme ose jo, dhe kryejnë veprimtarinë e tyre ndihmëse shkencore vetëm në funksion të realizimit të misionit të Akademisë. Jo vende rehatie.
- Matja e punës shkencore të akademikut nuk ka si objekt veprimtarinë shkencore që ai kryen në institucionin shkencor ose universitar, etj., ku ai është i punësuar.
- Akademia funksionon kryesisht me projekte kërkimi shkencor që ndahen në tri tipologji a. Projekte kërkimi shkencor që akademiku i kryen në institucionin ku është punësuar ose bashkëpunon dhe kryesisht në gjirin e ekipeve të atjeshme shkencore b. Projekte kërkimi shkencor mbi gjendjen e kërkimit shkencor, dijes, novacionit teknologjik, etj., që janë në aksin qendror të realizimit të misionit të Akademisë. c. Projekte që i shpërndan te të tretët dhe Akademia është vetëm monitoruese, etj. e tyre.
- Asambleja përzgjedh antarin e Akademisë sipas kritereve, por vetëm brenda kandidaturave që propozon komuniteti i struktuar i kërkuesve shkencorë të vendit. Jo trafiqe influencash në zgjedhjen e akademikëve.
- Akademik mund të zgjidhesh pa u cënuar nga stereotipe dhe stigm të karakterit racist, nacionalist, apo të besimit, etj. Të qenurit shtetas i Republikës të Shqipërisë është i detyruar vetëm për akademikët.
- Akademia të ketë një revistë shkencore të vetme, dhe me tematikë që buron nga realizimi i misionit të saj kryesor. Jo si sot revista pa cilësi dhe pa lexues që harxhojnë paranë publike pa matur rezultatet.
- Akademia nxit, promovon, mbështet botime që i konsideron ekselente, të antarëve të saj, ose të traditës, por nuk ka status të botojë vetë ajo vepra të kësaj natyre. Kjo për të evituar mbylljen në vetvete, dhe siguruar cilësinë e përzgjedhjes të botimit. Akademia promovon ose mbështet botime vetëm nëse ato më parë kanë marrë marrë vlerësimet e oponencave institucionale të agjencive, departamenteve ose instituteve të kërkimit të specializuar në atë fushë si edhe pranohen si të tilla nga shtëpi botuese jashtë Akademisë.
Mjaft botimeve pa lexues ku qarkullohet një parà që nuk dihet si menaxhohet!
- Revista e Akademisë së Shkencave, një e vetme, ka si objektiv të indeksohet në platformat europiane.
- Burimet financiare të Akademisë të jenë të diversifikuara dhe gradualisht synojnë të rrisin buxhetin autonom të Akademisë fituar nga buxhete shërbimesh dhe projektesh, në krahasim me grantet shtetrore. Mjaft e voli si "lopën" buxhetin e shtetit pa kontribut real të matshëm në zhvillimin e vendit!
- Granti buxhetor i ardhur nga shteti shqiptar figuron si zë më vete në buxhetin e aprovuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Përsa më sipër Akademia bën një raportim vjetor në Komisionin përkatës të Kuvendit.
- Riformulimi institucional i Akademisë kalon nëpër një fazë të shpejtë tranzitore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38