Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave/ Taulant Muka: Kryetari serb mbi 390 produkte shkencore, Gjinushi asnjë

Akademia e Shkencave/ Taulant Muka: Kryetari serb mbi 390 produkte shkencore,

Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka po kundërshton zgjedhjen e pritshme të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. Muka thotë se Gjinushi nuk asnjë publikim shkencor, ndërkohë që kolegu i tij në Serbi ka mbi 390 produkte shkencore.

Sipas Mukës, Akademia e Shkencave nuk duhet të ketë anëtare pa produkt shkencor, dhe jo më kryetar.

“Presidenti i Akademisë së Shkencave në Serbi ka mbi 390 produkte shkencore në Scopus dhe H-index 48! Skënder Gjinushi, kandidati për të drejtuar Akademinë e Shkencave në Shqipëri ka 0 publikime dhe H-index 0! Akademia e Shkencave nuk duhet të ketë anetarë pa produkt shkencor, dhe jo më kryetar! Vendosja e Gjinushit në krye të këtij institicioni tregon edhe një herë përpjekjen e politikës shqiptare për të përbuzur intelektualin dhe lartësuar antivlerat”, shkruan Muka.

Skënder Gjinushi është kandidati i vetëm në garë për të marrë drejtimin e Akademisë së Shkencave, zgjedhje që organizohen pas një reforme të kryer nga i njëjti person dhe që po kundërshtohet nga akademikët, por që ka mbështetjen e Qeverisë.

Të fundit