Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave zgjerohet me 10 anëtarë të rinj, mes tyre edhe ish-deputetja e PS

Akademia e Shkencave zgjerohet me 10 anëtarë të rinj, mes tyre

Akademia e Shkencave është zgjeruar nga dita e djeshme me 10 anëtarë të rinj.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:

  1. Arjan Durrësi;
  2. Ilirian Malollari

Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:

  1. Genc Sulçebe;
  2. Ilia Mikerezi;
  3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:

  1. Adrian Civici;
  2. Artan Boriçi;
  3. Kristina Jorgaqi;
  4. Mimoza Hafizi, ish deputete e PS
  5. Rajmonda Bualoti.

Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

  1. Ardian Ndreca;
  2. Ardian Vehbiu.

Të fundit