Flash News

KRYESORE

‘Akademik i komunizmit’/ Zbardhet debati në kuvend për Skënder Gjinushin: Politika po e udhëheq akoma shkencën

‘Akademik i komunizmit’/ Zbardhet debati në kuvend për

Një nga dekretet më të përfolura të presidentit Ilir Meta, ka qenë ai Ligjit për Akademinë e Shkencave, që u rrëzua tre ditë më parë nga Komisioni i Medias.

Dekreti i presidentit mori 12 vota kundër nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës së re. E vetmja që votoi pro rishikimit të ligjit ishte kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri, e cila u shpreh kundër Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe kryetarit të saj, Skënder Gjinushi.

Mbledhja u shoqërua me debate mes kryetares Dhimitri, dhe deputetëve të maxhorancës që ishin të pranishëm në komision. Dhimitri ngriti disa herë pyetjen nëse ishte politika ajo që e drejtonte Akademinë e Shkencës.

Debati:

Fatjona Dhimitri: Nga grupi i ekspertëve, z. Skënder Gjinushi, ndodhet këtu? Nuk është i pranishëm?

Vasil Tole, (Nënkryetar i ASH): Nuk është i pranishëm, jam vetëm unë, nënkryetari i Akademisë së Shkencave.

Fatjona Dhimitri: Po, zoti Tole, ju keni qenë i pranishëm në çdo mbledhje që ka zhvilluar komisioni. Nuk ka ndonjë mendim tjetër alternativ, apo ndonjë ekspert tjetër në Akademinë e Shkencave që mund të vinte veç jush?!

Vasil Tole: Znj. kryetare, ne kemi marrë një njoftim zyrtar nga komisioni juaj për të caktuar përfaqësuesin tonë në këtë takim dhe akademia gjykoi që unë të jem përfaqësuesi i akademisë në këtë takim.

Fatjona Dhimitri: Po në qoftë se ligji ka për qëllim dekompozimin e Akademisë së Shkencave, vetëm ju do të ishit i pranishëm!

Vasil Tole: Nuk e di a është një term i përshtatshëm dekompozim, se përdoret zakonisht për produktet bujqësore.

Fatjona Dhimitri: Shoh në sallë se nuk është i pranishëm asnjë nga iniciatorët e këtij ligji, nuk e kuptoj z. Tole se cili është autori i vërtetë i këtij prj. Ligji.

Vilma Bello, deputete e (PS): Ka përfaqësues. Unë jam një prej përfaqësuesve të grupit nismëtar, por nuk është kërkuar që të jenë edhe nismëtarët e tjerë të këtij ligji.

Fatjona Dhimitri: Znj. Gjermeni? Por ndoshta është procesi i deformuar që në fillim. U soll nga grupi i punës me në krye Skënder Gjinushin. U mor më tej nga grupi nismëtar, na u soll këtu si iniciativë deputetësh e më tej pasojat që po sjell ky ligj në procesin e rekonstruktimit të ASH.

Vasil Tole: Dërgimi për dekretim të kryetarit të ASH-së, është një procedurë honorifike. Presidenti nuk mund të mos e dekretojë.

Fatjona Dhimitri: Kryetari i zgjedhur prej jush në të njëjtën kohë edhe kryetar partie. Ju doni një komision hetimor, o z. Tole!

Vasil Tole: Do t’ju lutesha znj. kryetare që për akademikët dhe Akademinë e Shkencave të flisnit me respekt. Sa i takon komisionit hetimor, bujrum.

Fidel Ylli: Znj. kryetare, ju thatë që z. Gjinushi është akademik i kohës së komunizmit. Mos e keni vallë fjalën se edhe z. Omari dhe Kadare duhet të futen të tre se kanë qenë të kohës së komunizmit dhe nuk duhen futur në Akademinë e Shkencave?

Fatjona Dhimitri: Politika do të udhëheqë akoma shkencën, o Fidel?!

Të fundit