Flash News

KRYESORE

Akademikët e presin nga Rama reformën në Akademi: Të reforomohet, por jo të mbyllet!

Akademikët e presin nga Rama reformën në Akademi:  Të

Anëtarët e Akademisë së Shkencave kërkojnë që të jetë kryeministri Rama që të bëj reformën në këtë institucion të rëndësishëm të kërkimit shkencor. Anastas Angjeli dhe Apollon Baçe mendojnë se është koha për ndryshime, dhe kalim në varësi të Akademisë dhe të insitutcioneve të tjera.Anëtarët e Akademisë së Shkencave janë dakort që ky institucion të reformohet, por thonë se i takon kryeministrit Rama që të bëjë ndyshime të tij.

Anastas Angjeli është kundër mbylljes së institucionit, një qëndrim që zoti Rama e artikuloi pëmes ndërprejes së fondeve, nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet.

“Nuk jam pro mbylljes dhe hapjes së ndonjë institucioni, kërkesa që bëhet për një reformim të punës shkencore kërkon një strategji të re të kërkimit shkencor në Shqipëri të cilën nuk e bën thjesht Akademia, kërkon një reformë ligjore, kërkon një reformë institucinale”, tha Anastas Angjeli.

Ndërsa Apollon Baçe mendon se Rama duhet të jetë ai që të urdhërojë riformatimin e institucioneve, duke i bashkuar Akademisë së Shkencave dhe institute që kanë për qëllim kërkimin shkencor.”Edhe një reformë më keq se një reformë e keqe, është një reformë e lënë përgjysëm. I kam thënë Kryeministrit tamam këto fjalë, që ka në Akademi lokomotivë, ka vagona por nuk ka tren. Në kuptimin që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Reformën duhet ta bëjë ai vetë, ti japë institucionet që duhet t’i japë”, tha Apollon Baçe

Deklaratat antarët i bënë pas zgjedhjes së kryetarit të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i cili rikthehet në krye të institucionit në kohën kur roli dhe funksioni i Akademisë është atakuar nga Kryeministri dhe akademiku Artan Fuga.

 

Të fundit