Flash News

KRYESORE

Akademiku Artan Fuga kundër Ramës: Nuk mund t’i ndërpriten fondet Akademisë së Shkencave

Akademiku Artan Fuga kundër Ramës: Nuk mund t’i ndërpriten

Akademiku Artan Fuga e cilëson vendim të gabuar atë që ndërmorri qeveria për t’i ndërprerë fondet Akademisë së Shkencave.Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në "News24", ai tha se këto janë fonde publike dhe jo para të qeverisë, dhe sipas tij nuk mund t’i ndërpriten fondet një agjencie publike që vepron sipas ligjit.

“Kam dëgjuar në media, se në mbledhjen e sotme të qeverisë ia ka ndërprerë fondin prej 110.5 mln lekësh për institucionit të Akademisë së Shkencave, të parashikuar në projekt-buxhetin e vitit 2018 ishte parashikuar shuma prej 110.5 mln lekësh për institucionin e Akademisë së Shkencave.

Ky është një veprim i gabuar. Pasi nuk mundet t’i ndërpriten shpenzimet një agjencie publike që funksionon përmes ligjit. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa ndryshuar ligjin. Shumica është, le të ndërmarrin një ndryshim të ligjit për Akademinë e Shkencave, por nuk mund t’i ndërpriten fondet. Ato nuk janë para të qeverisë, por janë fonde publike”, u shpreh akademiku Fuga.

Të fundit