Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Akademiku Baçe flet për “krim kombëtar” të Ramës: Kërkon ‘Shqipërinë e Madhe’ në këmbim të territoreve kosovare
Akademiku Apollon Baçe ka dhënë një version për rastin Cakaj që solli një krizë të raporteve mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, sipas Baçes, Rama ka një projekt personal në bashkëpunim me Hashim Thaçin sipas të cilit kërkon të realizojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën me synimin se kjo do ta fuste Ramën në histori. Por këtu nis krimi kombëtar dhe antishqiptar. Këtë gjë Rama kërkon ta arrijë duke i dhënë Serbisë si këmbim disa territore të veriut të Kosovës. Dhe për të arritur këtë atij i duhej Thaçi që në fakt doli jashtë loje nga bisedimet e grupit negociator dhe për këtë arsye futi në lojë Gent Cakën që duke emëruar ministër të Jashtëm të ishte edhe nën hyqmin e vet por edhe të Thaçit. Ndërkohë Baçe hodhi akuza të rënda për Baton Haxhiun duke e quajtur rrufjan politik që bën shkesi në dëm të kombit.
Më poshtë deklarata e akademikut Apollon Baçe:
“Deklarata e parë që tha kryeministrja e Serbisë menjëherë pas idesë së shkëmbimit të territoreve ishte: Meqënëse po flasim për kufijtë atëherë përse nuk duhet të flasim edhe për kufijtë e Republika Srpska? Unë do shikoja cilët janë palët që janë në këtë mes? Domethënë këtu kemi një treshe: Thaçin të parin, Edi Ramën të dytin dhe Vuçiçin të tretin. Përse u kalua në variantin Caka? Për mua ka një gjë të tillë. Grupi negociator nga ana e Kosovës e përjashtoi Thaçin. Domethënë ai nuk ka fuqi ekzekutive. Ai nuk është ministër nuk është kryeministër dhe nuk ka asgjë që do të thotë që pala kosovare e Thaçit doli nga loja. Atëherë duhet futur diçka ndërmjetëse që duhet të ishte edhe kosovare edhe shqiptare. Pra të ishte edhe nën hyqmin e Ramës dhe nën hyqmin e Thaçit. Caka u planifikua të jetë aty sepse herë është kosovar e herë shqiptar i Shqipërisë. Caka nuk mund të bënte Kosova ministër. Më kujtohet që kur NATO sulmoi Serbinë, “New York Times” kishte një artikull kur shkruante se lufta për Kosovën është lufta për kufirin e Evropës. Mitrovica ka një pasuri nëntokësore 1100 milliardë dollarë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore vëtrtetë Italia dhe Gjermania e bashkuan Shqipërinë me Kosovën por jo Mitrovicën. Pse? Sepse është një minierë me pasuri të madhe. Mitrovica u shpall zonë autonome. Ushtria gjermane prodhonte municionet e veta me plumbin e Mitrovicës. Dhe në këmbët kësaj zone që ka vlerë të jashtëzakonshme të japin disa katunde Medvegjën e ndonjë tjetër që kanë mbetur disa familje shqiptare dhe ty të merr Mitrovicën. Është njësoj si indianët e Amerikës që kolonizatorët u jepnin pasqyra dhe u merrnin arin. Prandaj Cakaj është emër pa domethënie. Atëherë këtu luhet një lojë shumë e madhe. Timothy Less ka thënë se Ballkani nuk do gjejë kurrë qetësi nëse nuk do ketë Shqipëri të madhe, Serbi të madhe dhe Kroaci të madhe. Më shumë problem është Shqipëria e madhe dhe Serbia e madhe. Atëherë në këto dy shtete të mëdha të fuqishme do jenë padyshim këta njerëzit shumë të mëdhenj serbi Aleksandër Vuçiç dhe nga ana tjetër shqiptari Edi Rama me mikun e tij Thaçi. Dhe Rama rezulton i madh. Domethënë projekti dhe plani është të krijohet Shqipëria e madhe duke i dhënë Serbisë toka të Kosovës dhe këtu është loja që pranon Rama. Këto të dhëna i kam nga diplomatë të huaj dhe janë të sigurta. Rama e ka thënë në revistën franceze që ka problem me vdekjen. Unë do të hyj në histori tha ai. Ai synon të hyjë në histori duke u bërë presidenti i Shqipërisë së madhe. Por duke dhënë disa territore nga Kosova. Ndërsa përsa i përket Baton Haxhiut (që për koicidencë emri i tij në frëngjisht përkthehet shkop) për mua është një rrufjan politik që merret me shkesi të tilla të cilat janë tepër në dëm të kombit. Flet edhe me një gjuhë rrugaçe”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38