Flash News

KRYESORE

Akademiku Baçe për ndërtimet në Butrint: Nuk ka kontratë konfidenciale, Kumbaro ka shkelur ligjin

Akademiku Baçe për ndërtimet në Butrint: Nuk ka

I ftuar në emision “Kolaudim”,  akademiku Apollon Bace përgënjeshtron ministren e Kulturës. Reagimi i Mirela Kumbaros në lidhje me atë që ajo e quan “kontratat kofidenciale”, për ndërtimet në Parkun e Butrintit  ka shkaktuar polemika.  Apollon Bace ka reaguar kundër  dhe i quan përralla fjalët e ministres.

“Padyshim çdo dokumentacion administrativ që disponohet në institucionet publike në kuadër të ligjit për informimin në publik është i konsolitueshëm.  Po ky ligj përcakton dhe kodi civil dhe procedural që ka elementë siç mund të jenë  kontratat  kanë element “konfidencial”, -është shprehur më herët ministrja e Kulturës.

Mesa duket Apollon Bace nuk është aspak dakord, ai është shprehur se ky kofidencialitet nuk ekziston. “Mua më duket sikur ka dalë nga filmat vizatimorë me ato përrallat e saj. Cilët janë këto elementë konfidencialë? Bëhet tenderi që shpallet në internet edhe ai që jep ofertën më të vogël edhe që ka  kushtet që i plotëson tamam,  fiton atëherë cila është ajo pjesa konfidenciale? Do të thotë çmimi projekti  apo çfarë. Kjo në këtë mes ka shkelur ligjin meqë nuk ka bërë tender”,-Raporton IN tv.

Të fundit