Flash News

KRYESORE

Akademiku Fuga ndjek nga Parisi protestën e opozitës. Përshtypjet i ndan me gazetaren Sonila Meço

Akademiku Fuga ndjek nga Parisi protestën e opozitës. Përshtypjet

Pedagogu Artan Fuga ka vlerësuar tubimin e opozitës, që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta. Nga Parisi, ku ndodhet, akademiku i dërgoi një mesazh gazetares Sonila Meço në studion e lajmeve të Ora News.

“Më bëri përshtypje protesta e opozitës. E vutë re që kishte shumë të rinjë, të veshur bukur – trendi dhe mjaft paqësor”, ishte mesazhi i Fugës që u lexua nga Meço.

Fuga ka shfaqur gjithnjë rezerva për mazhorancën, veçanërisht për reformat e saj në arsimin e lartë. Me kritika të ashpra, ka pritur edhe  zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencae.

Protesta e radhës së opozitës së bashkuar do të organizohet të premten e 31 Majit, që përkon me ditën e fillimit të fushatës nga Partia Socialiste.

Të fundit