Flash News

KRYESORE

Akademiku i shkruan Berishës: Udhëzimi i ri për universitetet publike është tallës, mban firmën e Nikollës

Një akademik ka denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha, duke ngritur shqetësimin se udhëzimi i ri për universitetet publike është poshtërues dhe tallës.

Shqetësimi i akademikut është i ndarë në katër pika dhe krahas denoncimi, ai publikon edhe dokumentin që mban firmën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Statusi i Berishës:

Një udhëzim poshtërues për mbarë botën akademike universitare të vendit nga Kallam Dështaku dhe ndrikull Vila!

Lexoni mesazhin e akademikut dixhital. sb

“Përshëndetje Z. Berisha,

Po ju dërgoj bashkëlidhur një udhëzim për ngarkesën akademike në universitetet publike.

Pa hyrë në hollësira, dëshiroj të nënvizoj se pse është poshtërues ky udhëzim për pedagogët:

  1. Ngarkesa e detyruar akademike e pedagogëve rritet me rreth 40%. Në dukje duket sikur e kanë ulur, por është krejt e kundërta. Psh deri tani për një profesor ishte 200 orë të konvertuara por 1 orë lexioni shumëzohej me 1,5 orë në ciklin e parë (Bachelor) dhe me koeficentin dytë në ciklin e dytë (MAster). Gjithashtu një 1 orë seminari shumëzohej me koeficentin 1 ndërsa me udhëzimin e ri me 0,8, pra me vlerë më të ulët se në shkollën fillore!
  2. Është tallje me pedagogët sepse 1 orë fizike leksion në auditor trajtohet me të njëjtën peshë si 1 orë mësim në shkollën fillore! Edhe në kohën e diktaturës 1 orë lexioni konvertohen në 2 orë!
  3. Kjo rritje e ngarkesës i bën pedagoget arsimtare të rëndomtë dhe de facto nuk krijon hapësirë për kërkim shkencor.
  4. Kjo rritje ngarkese bën qe universitetet të tentojnë të fryjnë kurrikulat me orë për të siguruar ngarkesën e pedagogëve. Ndryshe një ditë qeveria do tu thoshte: shkurtoni organikat! Kjo do të ishte paradoks për një vend që ka një numër të paktën 3-4 herë më të ulët të pedagogëve dhe kërkuesve për 1000 banorë në krahasim me vendet e BE.”

Të fundit