Flash News

KRYESORE

Akademiku ka disa këshilla për të rinjtë e politikës: Mos flisni shumë për jetën tuaj të shkurtër që s’ka se çfarë të thotë…

Akademiku ka disa këshilla për të rinjtë e politikës:

Akademiku Përparim Kabo u ka dhënë disa këshilla të rinjve që kërkojnë të bëhen pjesë e politikës dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Tashmë që ndodhemi në një kohë fushate, Kabo u kërkon këtyre të rinjve që janë pjesë e listave të partive që “të mos harrojnë se këta që po i (sh)përdorin janë sjellur keq me prindërit e tyre”. Ai gjithashtu u kërkon të mos flasin shumë për jetën e tyre të shkurtër që s’ka se çfarë të thotë.

“Ju të rinj që do bëheni deputetër… pa e ditur kush jeni por që dini se kujt i shërbeni…Së paku mos harroni që këta që po ju (sh)përdorin janë sjellur keq me prindërit tuaj… për sa kohë që një pakicë e tyre ka gjithë pasuirnë dhe shumica janë të varfër, për sa kohë që natyra u shkatrua dhe jetojmë në një ambient të ndotur, për sa kohë që pasuritë kombëtare u vodhën dhe prona publike u tjetërsua, për sa kohë që indvidi u la pa pronën e trashëguar dhe ikja është filozofia e jetës për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj…Edhe një këshillë, Ju lutem mos flisni shumë për jetën tuaj të shkurtër që s’ka se çfarë të thotë…por tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni brenda pafuqisë suaj për të parë realitetin ashtu si është dhe jo nga pozitat e përdorimit”, shprehet akademiku Kabo.

Të fundit