Flash News

KRYESORE

Akademiku kosovar thirrje Edi Ramës: Thuaje hapur nëse ke marrëveshje me Vuçiçin për kufijtë

Akademiku kosovar thirrje Edi Ramës: Thuaje hapur nëse ke

Akademiku Mehmet Kraja kërkon që Tirana të luajë një rol më konstruktiv sa i përket çështjes së ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për ‘Report Tv’, Kraja thotë se Tirana nuk duhet të krijojë konfuzion për këtë çështje dhe nëse është arritur një marrëveshje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për kufijtë, ajo duhet të bëhet publike.

“Duke marrë parasysh se një pjesë mirë e kosovarëve e shohin Tiranën si mbrojtje nga shtetit. Kështu është krijuar perceptimi, e kërkojnë mbështetjen nga Tirana. Unë them se është e gabuar, se detyrat që kryhen vetë duhen zgjidhur vetë. Por Tirana, duhet të ketë një qëndrim konstruktiv. Kam lexuar një paraqitje të Bushatit, publike, ishte në rregull parimisht. Por më vjen çudi, sesi pas 2 ditësh doli Rama dhe tha diçka tjetër. Pra, Tirana duhet të krijojë një qëndrim të saktë për këtë çështje. S’ka nevojë Tirana të fshihet. Po ka marrëveshje me Vuçiçin le ta thotë hapur. Se është krijuar konfuzion”, ka deklaruar akademiku.

Mehmet Kraja shprehet se ndihet i bezdisur nga mungesa e transparencës e klasës politike për një çështje kaq të rëndësishme.

Të fundit