Flash News

KRYESORE

AKEP reagon pas deklaratës së Bashës: Synojmë formalizmin e portaleve, po ndjekim modelin italian

AKEP reagon pas deklaratës së Bashës: Synojmë formalizmin e

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, ka reaguar pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zela thotë se AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media online, sepse po ta kishte këtë synim do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues.

“AKEP-i synon te ndihmoje formalizimin e te gjitha portaleve online dhe kerkesa per vendosjen e NIPT-t ne seksionin KONTAKT te faqes ëeb, buron nga ligji jo nga ndonje synim i erret i AKEP. Per ta lehtesuar kete shpjegim, une ju ftoj ju dhe kedo qe deshiron, te klikoje nje cfaredo media online ne vendin fqinj, Itali. Aty do te gjeni NIPTIN identifikues, qe nuk eshte nje damke censure po nje karte identiteti e veprimtarise ekonomike. Dhe po zoti Basha, cdo media online (perjashto Blogjet individuale) eshte nje entitet tregtar dhe jo nje frengji nga ku persona te paidentifikuar qellojne, pa treguar as burimet e financimit e madje duke ofruar edhe hapesira per reklama tregtare apo shitje te natyrave te tjera”, thuhet në reagimin e kreut të AKEP.

Të fundit