Flash News

KRYESORE

Akil Kraja publikon foto nga hyrja e ish-Bllokut: Veliajt i ka dalë boja

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja denoncon një tjetër rast të “investimeve” të Erjon Veliajt në kryeqytet.

Bëhet fjalë për korsitë e biçikletave të lyera së fundmi me bojë dhe ngjyra të theksuara. Sipas Krajës, boja e përdorur nga bashkia në hyrje të zonës së ish-Bllokut ‘zverdhet’ kur tejkalon, e kjo gjë është mëse e dukshme nëse bëjmë krahasimin mes dy fotove të publikuara.

“Dikur thonin i bëri lekët ‘rrush e kumbulla’. Sot duhet të themi, i bëri ‘Fiq e Mashtrime’. I njëjti vend  hyrja e bllokut, interval 1 mujor. Veliajt i ka dalë boja ne çdo sens të fjalës, aq sa dhe plastika "zverdhet" çuditërisht kur e lakon...”, shkruan Kraja.

Të fundit